Follow us on:

Oslobodjenje od Drzavlanstva

Shtetasit e Kosovës të interesuar për për heqjen dorë nga shtetësia e Kosovës me lirim, mund të parashtrojnë kërkesën në Shërbimin Konsullor në Bruksel.

Aplikimi për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës me lirim bëhet sipas procedurave të parapara me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 04/2009 për Procedurat e Humbjes së Shtetësisë së Kosovës me lirim.  

Dëshmitë të cilat duhet t’i bashkangjiten kërkesës për lirim nga shtetësia, të cilat klienti konsullor nuk mund t’i siguroj në Belgjikë, mund të nxirren përmes një personi ligjërisht të autorizuar për kompletimin e lëndës, i cili bën dorëzimin e këtyre dokumentave në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.

Autorizimi ligjor i cili duhet t’i bashkëngjitet dosjes për lirim nga shtetësia duhet të përmbajë të dhënat e aplikuesit, të dhënat e të autorizuarit si dhe listën e dokumenteve që duhet të nxirren në Republikën e Kosovës.

Pas marrjes së vendimit nga ana e autoritetit përgjegjës, klienti konsullor duhet të bëjë pagesën sipas Udhëzimit Administrativ për taksa konsullore dhe vetëm pas dorëzimit të fletëpagesës mund të marrë vërtetimin mbi lirimin nga shtetësia e Kosovës.