Follow us on:

Upis rođenja

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

  • Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës ose certifikatë të shtetësisë së Kosovës;
  • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
  • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;

  • Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
  • dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar,
  • pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës,
  • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;   
  • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;         

  • Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
  • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;