Follow us on:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Dr.Bernard Nikaj, ka marrë pjesë në dy takime të cilat u mbajtën në Belgjikë dhe Luksemburg

Bruksel, 24, 25 qershor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel z. Bernard Nikaj së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi kanë zhvilluar takime të ndara me Odën Ekonomike të Brukselit dhe të Luksemburgut.

Bruksel, 24, 25 qershor 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel z. Bernard Nikaj së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi kanë zhvilluar takime të ndara me Odën Ekonomike të Brukselit dhe të Luksemburgut.

Qëllimi i ketyre takimeve ishte intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet odave dhe rritja e shkëmbimi ndërmjet bizneseve të Kosovës me ato të Belgjikës dhe Luksemburgut.

Gjatë takimit me Kryesuesin e BECI (Oda e Brukselit për Tregti dhe Industri) z. Marc Decorete dhe Drejtorin Ekzekutiv Olivier Willocx u diskutua në lidhje me rritjen e bashkëpunimit me qëllim të vendosjes së kontakteve ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Brukselit si dhe transferimi i “know-how” ndërmjet BECI dhe OEK me qëllim të rritjes së efikasitetit në shërbim të klientëve.

Palët u dakorduan që OEK dhe BECI të zhvillojnë pako të promovimit digjital të mundësive të bashkëpunimit, e pastaj të shikohet mundësia e organizimit të forumeve tradicionale të B2B.

Po ashtu u diskutua lidhur me digjitalizimin e odave dhe mundësinë që teknologjitë e reja ofrojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj anëtarëve të odave. Me këtë rast përfaqësuesit e BECI-it prezantuan platformën e tyre digjitale dhe ofruan mundësinë e organizimit të vizitave studimore për anëtarët e OEK.

Ambasadori Nikaj së bashku me z.Rukiqi takuan edhe z.Jeannot Erpelding, Drejtor për Marrëdhënie më Jashtë në Odën Ekonomike të Luksemburgut.

Në këtë takim u diskutuan hapat e ardhshëm të bashkëpunimit ndërmjet odave të të dyja vendeve.

Z. Erpelding foli për interesimin e tyre për bashkëpunim posaçërisht në fushën e ICT dhe teknologjive të reja (biotech, energji e ripërtrishme etj). Për më shumë u fol edhe në lidhje me mundësinë e financimit e projekteve të cilat mbështesin bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve përmes programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut për ndihmë zhvillimore.

Palët u dakorduan që të vendosin kanale të qarta komunikimi për të krijuar një lidhje ndërmjet asaj që nevojitet në Luksemburg dhe asaj që Kosova mund të ofrojë, posaçërisht në industrinë e ICT.