Follow us on:

Ambasadori Nikaj priti futollistët dhe stafin e klubit

Bruksel, 20 qershor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel organizoi pritje për futbollistët dhe stafin e klubit "F.C Kosova", të cilët në Sezonin 2018/2019 kanë arritur suksesin më të madh në histori të klubit duke u promovuar në ligën nacionale të futbollit amator të rajonit Wallonie-Bruksel.

Ambasadori Bernard Nikaj uroi stafin dhe futbollistët për sukeset e treguara, duke u dëshiruar suksese edhe për sezonin që po vjen.

“Bartja e emrit “Kosova” nga ky klub i suksesshëm i diasporës e nderon shtetin dhe komunitetin e Kosovës në Belgjikë” tha Ambasadori Nikaj.

Sekretari i klubit, z. Afrim Kas, pasi prezantoi objektivat e klubit për të ardhmen, falënderoi Ambasadën për vlerësimin dhe respektin e treguar për sukseset e arritura nga “F.C Kosova”.