Follow us on:

Ambasadori Nikaj takoi Kryetarin e Kuvendit të Luksemburgut, z. Fernand Etgen

Bruksel, 24 maj 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Bernard Nikaj dhe Sekretari i Parë, z. Fitor Murati, takuan Kryetarin e Kuvendit të Luksemburgut, njëherësh udhëheqësin e Grupit të Miqësisë Luksemburg-Kosovë në Parlamentin e Luksemburgut, z.Fernand Etgen.

Pasi u informua për zhvillimet e fundit në Kosovë, z.Etgen shprehu kënaqësinë për progresin e arritur dhe gatishmërinë që përkrahja e deritanishme e Luksemburgut të vazhdoj, si në rrafshin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Për më shumë, z. Etgen theksoi se Luksemburgu do të vazhdoj të loboj në favor të Kosovës tek shtetet e tjera, tek të cilat shteti i tij ka ndikim. Nga ana e tij, Ambasadori Nikaj e ftoi z.Etgen që të vizitoj Kuvendin e Kosovës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.