Follow us on:

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Jean Asselborn, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve.

Luksemburg, 8 qershor 2018 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli vizitoi Luksemburgun dhe takoi z. Jean Asselborn, Ministër i Jashtëm i Luksemburgut

Të dy Ministrat vlerësuan marrëdhëniet dyplëshe mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ministri Pacolli e quajti Luksemburgun ‘mik të vërtetë të Kosovës’. Dy vendet gëzojnë marrëdhënie politike dhe ekonomike të shkëlqyera. Ministri Pacolli falenderoi Ministrin Asselborn për mbështetjen politike të Kosovës nga viti 1999 si dhe mbështetjen ekonomike me më shumë se 80 milion Euro.

 

Më tej, Ministri i Jashtëm Pacolli informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe aktivitettet për forcimin e integrimit në bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë aspekt, Ministri Pacolli kërkoi mbështetjen e Luksemburgut për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Sa i përket liberalizimit të vizave, për Kosovën është me shumë rëndësi lëvizja e lirë e qytetarëve me shtetet e Bashkimit Evropian. Me që kriteret janë plotësuar, Kosova kërkon nga të gjitha shtetet anëtare të mbështesin lëvizjen e lirë pa viza.

 

Ministri Asselborn theksoi vazhdimin e mbështetjes nga Luksemburgut për Kosovën jo vetëm në rrafshin dypalësh por edhe në integrimin e Kosovës në bashkësinë e shteteve.

 

Pas takimit, Ministrat mbajtën konferencë për media.

 

Luksemburgu do të vazhdoj mbështetjen për zhvillim ekonomik të Kosovës.

 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, takoi z. Romain Schneider, Ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

 

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Pacolli, falënderoi Ministrin Schneider për mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke vlerësuar faktin që Luksemburgu ka qenë mbështetës që nga momentet e vështira gjatë luftës e deri më sot, duke kontribuar me mbi 80 milion Euro. “Programi i fundit prej 30 milion Euro për shëndetësi, arsim dhe fusha tjera tregon se Luksemburgu është partner i vërtetë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

 

Ministri Pacolli kërkoi rritjen e investimeve të kompanive nga Luksemburgu, pasiqë, siç tha ai, Kosova ka krijuar kornizë të mirë ligjore për investime. Kjo kornizë do të shërbej për zhvillim ekonomik dhe ulë papunësinë pasi që mbi 60 për qind e popullatës është nën moshën 30 vjet.

 

Nga ana tjetër, Ministri Schneider vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve që karakterizohen me bashkëpunim të shkëlqyer. Ai, shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kosovës në zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik. Luksemburgu ka dhënë 30 milionë euro për programin 2017 -2020, fond i cili është për arsim, shëndetësi, zbatim të MSA-së etj