Kosova merr edhe zyrtarisht kryesimin e CEFTA-s,
Bruksel, 24 janar 2018 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel në bashkëpunim me Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oden ekonomike të Kosovës dhe Sekretariati i CEFTA kanë organizuar një panel diskutimi ku u shpalosen prioritetet e CEFTA-s për vitin 2018 nën kryesin e Kosovës.Në fjalën e tijehyrëse ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, u shpreh se kryesimi iCEFTA-s është një rast i mirë për Kosovën dhe shpreson në bashkëpunimin tëndërsjellë të gjitha palëve duke shprehur bindjen se Kosova do të shtyjëpërpara prioritetet e caktuara.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë BajramHasani u shpreh se Kosova ndihet e nderuar me marrjen e kryesisë së CEFTA-s dhese do të angazhohet maksimalishtpër të kryer obligimet dhe për të realizuar e marrëveshjet e arritura deri mëtani.
Gjatë këtij paneli u shpalosen edhe shtatë prioritete e Kosovës gjatë kryesues iCEFTA-së për vitin 2018
Prioriteti i parë dotë jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në mallra; prioriteti i dytë ështëharmonizimi i tregjeve të CEFTA-s me BE-në; prioriteti i tretë është krijimi injë rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontestevetregtare; prioriteti i katër do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë nëshërbime; prioriteti i pestë është lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëvedhe profesionistëve dhe punëtore të kualifikuar; prioriteti i gjashtiështë lëvizja e lirë e investimeve; ndërsa prioriteti i shtatë ështëforcimi institucional i Sekretariatit të CEFTAS-s.