Follow us on:

Kosova dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për programin e BE “COSME”

Bruksel, 19 dhjetor 2017 - Është nënshkrua marrëveshja e partë për qasje të Kosovës në programe të BE-së. Z. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë i Republikës së Kosovës dhe znj. Loëri Evans, Drejtoreshë e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe NVM-të nënshkruan marrëveshjen për qasje të Kosovës në programin “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme - COSME” përmes të cilës hapen mundësi të shumta përfitimi për bizneset Kosovare.

COSME ështëprogrami i BE për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe NVM-ve që zbatohet nga2014 në 2020, me një buxhet prej 2.3 miliard Euro. COSME do të mbështesë NVM-tënë fushat e lehtësimit të qasjes në financa, ofron mbështetje përndërkombëtarizimin dhe qasjes në tregje, krijimi i një ambienti të favorshëmpër konkurrencën dhe inkurajimin e një kulture sipërmarrëse.  

Përveçpërfitimeve konkrete, kjo marrëveshje ka edhe rëndësi të veçantë si edhe njëmarrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dukepërforcuar kështu edhe më tej marrëdhëniet kontraktuale në mes tyre.

Ndërmarrjetdhe NVM-të e Kosovës do të kualifikohen për të përfituar nga ky program, dheMinistria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës do të jetëinstitucioni që do të promovoj programin COSME lehtësoj zbatimin emarrëveshjes.