Follow us on:

Mbahet takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian Bruksel,

Këshilli i Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të dytë më 17 nëntor 2017 në Bruksel.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit theksoj se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është thelbi i marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës dhe do të shërbej si kornizë kontraktuale brenda së cilës do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të vlerësojnë zhvillimet në marrëdhëniet e tyre. 


Kosova nënvizoi angazhimin e saj të vendosur për realizmin e reformave kryesore të MSA-së, të identifikuara në Agjendën për Reformën Evropiane, me qëllim të përparimit të vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane.


Këshilli i SA shqyrtoi zhvillimet e fundit kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen në lidhje me kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Në takim u diskutua për prioritetet e reformave në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në fushat që përfshijnë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtat themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin. 


Takimi u kryesua nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesua nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, dhe Komisioneri Johannes Hahn. Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Ministria për Integrime Evropiane Dhurata Hoxha dhe Ministri për Drejtësi Abelard Tahiri.