Follow us on:

Kryeministri Haradinaj në Bruksel takon diasporën kosovare

Bruksel 16 -17 nëntor 2017 - Në margjinat e takimit të II-të të Këshillit për Stabilizim Asociim, qëndroi në Bruksel delegacioni nga Qeveria e Kosovës i kryesuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Për nder të kësaj vizite, Ambasada e Kosovës në Bruksel organizoi në ambientet e saj një pritje mes delegacionit qeveritar, pjesë përbërëse e të cilit ishin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe përfaqësuesve të komunitetit tonë që jetojnë në Belgjikë.


Të ftuar ishin përfaqësues nga fusha e akademisë, biznesit, gazetarisë, artit, sportit si dhe veprimtarë e përfaqësues të subjekteve politike kosovare që veprojnë në Belgjikë. 


Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Haradinaj, shprehu kënaqësinë e veçantë që pati rastin të takojë një pjesë të çmuar të komunitetit tonë. Ndër të tjera Kryeministri Haradinaj si dhe anëtarët e tjerë të delegacionit theksuan rolin kyç që ka diaspora në zhvillimin e vendit.