Follow us on:

Njoftim

Bruksel, 22 Gusht 2017 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel hap libër ngushëllimi pas vdekjes së ish-Kryeministrit, Dr. Bajram Rexhepi më 21 Gusht 2017.

Libri do të jetë i hapur për nenshkrim dhe mesazhe ngushellimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës, nga e Mërkura, 23 Gusht 2017, deri të Premten, 25 Gusht 2017 nga ora 13:00 deri në ora 16:00.

 

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka lindur më 3 Qershor 1954 në Mitrovicë, Kosovë. Përveçse u zgjodh kryeministri i parë i Kosovës në periudhën e pasluftës, ai u zgjodh kryetar i Mitrovicës, anëtar i Kuvendit të Kosovës dhe ka shërbyer si Ministër i Punëve të Brendshme.   

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel gjindet në Avenue Roger Vandendriessche 38, Woluwe Saint Pierre, 1150 Bruksel.