Follow us on:

Takim me shoqatat shqiptare

Bruksel, 24 qershor 2017 - Nën organizimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës, Bernard Nikaj dhe me prezencën e ambasadores së Shqipërisë, Suela Janina, u mbajt takimi i radhës me përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Belgjikë e Luksemburg.

Ndërkohë që qëllimi parësor i organizimit të takimeve të tilla ka qenë kryesisht konsolidimi i bashkëpunimit mes shoqatave shqiptare dhe shkëmbimit të ideve zhvillimore, tashmë është për t’u vlerësuar lart qasja interaktive në paraqitjen e projekteve konkrete. Projekte të tilla ishin jo vetëm në fushën e kultivimit të gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe në fushën e integrimit në vendin pranues, apo projekteve mjaft të rëndësishme si ai i krijimit të rrjetit të bizneseve dhe rrjeteve të tjera të profesionistëve shqiptarë.

Të dy Ambasadorët shprehën dhe një herë gatishmërinë për të mbështetur projektet e shoqatave me të gjitha resurset dhe kapacitetet që kanë në dispozicion.