Follow us on:

Kosova dakordohet për Traktatin e themelimit të Komunitetit të Transportit të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 15 qershor 2017-Në një ceremoni të organizuar nga Komisioni Evropian dhe në prezencë të Komisioneres për Transport të Bashkimit Evropiana, Violeta Bulc, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj parafoi në emër të Republikës së Kosovës, Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përmbajtja ekëtij traktati është diskutuar mes shteteve për një kohë të gjatë dhe teksti iështë prezantuar Ministrave të Transportit të rajonit në dhjetor të vitit 2016.Në takimin e Kryeministrave të BallkanitPerëndimor në Sarajevënë mars 2017, liderët kanë shprehur përkushtimin e tyre përfinalizimin e këtij traktati.

 Qëllimi ikëtij Traktati është që të përmirësoj ndërlidhshmërinë në fushën e transportitndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet eBashkimit Evropian. Ky traktat do të ndihmoj në vendet e BallkanitPerëndimor që të bëjnë hapa përpara në zbatimin e acquis në fushën e Transportit si dhe do tëlehtësoj koordinimin e projekteve në fushën e transportit dhe mbështetjenfinanciare nga BE për këtë sektor.  

Në ceremoninë einicializimit të mbajtur në Komision Evropian në Bruksel, morën pjesë edhepërfaqësues nga Kabinetet e Zëvendës Presidentes së KE-së njëherësh Përfaqësuessë Lartë si Federica Mogherini dhe përfaqësues nga kabinetet e KomisioneritHahn dhe Komisioneres Violeta Bulc, si dhe përfaqësues tjerë të Drejtorive tëpërgjithshme për Zgjerim dhe Transport.

Traktati është inicializuar nga të gjitha vendet eBallkanit Perëndimor dhe tani është duke iu nënshtruar procedurave të brendshmetë Bashkimit Evropian dhe planifikohet të nënshkruhetmuajin e ardhshëm në një ceremoni në margjina të Samitit të Triestes, që ështëvazhdimësi e procesi të Berlinit.