Follow us on:

Lirimi nga shtetësia e Kosovës

Shërbimi konsullor pranon kërkesa për humbje të shtetësisë së Kosovës me lirim në përputhje me Udhëzimin administrativ për procedurat e ofrimit të Shërbimeve Konsullore dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e aplikimit për humbje të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

 

Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim për personat MBI 18 vjeç duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:

  

  • Dëshminë e posedimit të shtetësisë së ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’I ipet;

  • Kopjen e dokumentit valid të identifikimit;

  • Dëshmi të vendbanimit në shtetin e huaj;

  • Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës;

  • Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale për Tatimin në Pronë (mbi përmbushjen e obligimeve tatimore);

  • Dëshminë nga Qendra Komunale për Punë Sociale;

  • Dëshmi të lëshuar nga Policia dhe Gjykata e Republikës së Kosovës se aplikuesi nuk është nën hetime apo i dënuar për vepra penale;

  • Dëshmi të lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin në të cilin aplikuesi ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj, se aplikuesi nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale;

  • Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim nuk është nëpunës civil (gjykatës, prokuror publik, pjestar i policisë etj.)

  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për parashtrimin e kërkesës;

  • Dëshmi të taksës së pagesës për lirim (pas marrjes së vendimit për lirim)

Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim për personat NËN 18 vjeç parashtrohet përmes njërit nga prindërit në të njejtën kërkesë të prindërve ose prindit, duke bashkëngjitur dokumentet si në vijim:   

 

  • Dëshminë e posedimit të shtetësisë së ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’i ipet;

  • Ekstraktin e lindjes;

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit të të miturit, nëse posedon;

  • Ekstraktet e lindjes së prindërve;

  • Dëshmi të vendbanimit në shtetin e huaj;

  • Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës;

  • Kopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve;

  • Pajtimi i të miturit më i vjetër se 14 (katërmbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) vjet;

  • Deklaratën e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar tek noteri;

  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për parashtrimin e kërkesës;
  • Dëshmi të taksës së pagesës për lirim (pas marrjes së vendimit për lirim)

Në rastet kur përkujdesjen për fëmiun e mitur e ka vetëm njëri prind, është e domosdoshme paraqitja e dëshmisë përmes së cilës vërtetoghet besimi i kujdestarisë.