Follow us on:

Fitimi i shtetësisë së Kosovës

Shërbimi konsullor pranon kërkesa për fitim të shtetësisë në përputhje me Udhëzimin administrativ për procedurat e ofrimit të Shërbimeve Konsullore dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e aplikimit për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës.                                               

 

Paraqitja e kërkesës për fitim të shtetësisë duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:

 

  • Certifikatën e lindjes së aplikuesit; 

  • Ekstraktin e lindjes, të prindit më shtetësi të Kosovës;

  • Pajtimi i fëmijës më i vjetër së 14 deri në 18 vjec;

  • Pajtimi me shkrim i prindit që nuk posedon shtetësinë e Kosovës, i noterizuar; 

  • Certifikatën e martesës të Kosovës; 

  •  Dëshmitë të lejes së qëndrimit të vlefshëm në Republikën e Kosovës për 5 vjet; 

  • Certifikata e martesës që dëshmon së paku 3 vite të lidhjes së martesës dhe së paku 1 vit banim të ligjshëm në RKS para se të bëhet parashtrimi i këkesës; 

  • Dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës mbi përmbushjem e obligimeve tatimore;

  • Dokument që dëshmon kushte adekuate të banimit respektivisht mjete te mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe perosnave për të cilët është përgjegjës;

  • Dëshmi që nuk është nën hetime dhe që nuk është i/e dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente i shtetit të huaj prej nga vjen parashtruesi i kërkesës respektivisht ku ai/ajo kanë pasur vendbanimin në 6 muajt e fundit; 

  • Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës;

  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për parashtrimin e kërkesës;

  • Dëshminë e pagesës së Vendimit për Fitim Shtetësie (nëse merret vendim pozitiv)