Shërbimi
konsullor është i autorizuar të pranojnë kërkesat për regjistrimin e martesave
të lidhura jashtë territorit të Kosovës në mes dy shtetasve të Republikës së
Kosovës dhe në rastet kur njeri shtetas është i huaj.
Për të bërë
regjistrimin e martesës njëri nga bashkëshortët duhet të paraqitet personalisht
në postin Konsullor dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:
Lidhja e martesës
Martesat lidhen ÇDO TË PREMTE sipas orarit të paracaktuar në momentin e shpalljes së martesës. Shpallja e martesës mund të bëhet nga njëri nga bashkëshortët e ardhshëm duke prezantuar, 2 ditë pune para lidhjes së martesës, dokumentet si në vijim :
Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e Kosovës
Për lidhjen e martesës, secili nga bashkëshortët e ardhshëm duhet të ofrojë dokumentet si në vijim:
• Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
• Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
• Certifikatën e gjendjes martesore;
• Vërtetimin e vendbanimit në të cilin dëshmohet gjendja martesore ose deklaratë e vërtetuar nga noteri i atij vendi, apo dokument tjetër të lëshuar nga institucioni kompetent i atij shteti, e cila dëshmon gjendjen martesore të tij. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
• Nëse shtetasi është nën moshën madhore (16-18 vjeç), kërkesës për lidhje të martesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës.
Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë edhe shtetësi tjetër
Për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë edhe shtetësi tjetër, për lidhjen e martesës kërkohen dokumentet si në vijim:
• Kopja e vlefshme e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe kopja e pasaportës së vlefshme e shtetit tjetër;
• Certifikata e kapacitetit martesor (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Deklaratën nën betim për gjendjen martesore (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Vërtetim Vendbanimi me specifikim të gjendjes martesore (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Nëse ndonjë shtet e vërteton me dëshmi se nuk lëshon asnjërin nga dokumentet e përcaktuara në tre pikat e fundit, atëherë duhet të dorëzohet ndonjë dokument tjetër i gjendjes civile, i cili dëshmon gjendjen martesore të personit.
Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e huaj
Për shtetasit e huaj nevojiten dokumentet si në vijim:
• Kopja e pasaportës së vlefshme e shtetasit të huaj;
• Lejeqëndrimi i vlefshëm në shtetet e rrethit të juridiksionit
• Certifikata e lindjes ose dokument i barasvlefshëm që vërteton të dhënat e lindjes;
• Certifikata e kapacitetit martesor (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Deklaratën nën betim për gjendjen martesore (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Vërtetim Vendbanimi me specifikim të gjendjes martesore (nëse lëshohet nga autoritetet e vendit të shtetësisë tjetër);
• Nëse ndonjë shtet e vërteton me dëshmi se nuk lëshon asnjërin nga dokumentet e përcaktuara në tre pikat e fundit, atëherë duhet të dorëzohet ndonjë dokument tjetër i gjendjes civile, i cili dëshmon gjendjen martesore të personit.
Informacion i rëndësishëm për ditën e lidhjes së martesës
Martesa mund të lidhet vetëm nëse pas kalimit të afatit prej 2 ditë pune nga shpallja e martesës, konstatohet mos ekzistimi i pengesave dhe ndalesave për lidhjen martesës.
Në zyrën e Shërbimin Konsullor duhet të jenë present me dokumentet e identifikimit:
• Bashkëshortët e ardhshëm
• Dy dëshmitarët
• Përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj
• Interpreti për shurdh-memecë, nëse njëri ose të dy bashkëshortët janë shurdhmemecë