Follow us on:

Regjistrimi i faktit të lindjes

Shërbimi konsullor është i autorizuar të bëjë regjistrimin e faktit të lindjes për fëmijët e moshës 0-14 vjeç të lindur jashtë Kosovës

 

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës duhet të paraqiten;


 

    • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 

    • Ekstraktet e lindjes së prindërve; 

    • Certifikatën e martesës së prindërve (nëse nuk janë të kurorëzuar, atëhere  nevojitet procesverbali i njohjes së atësisë, i cili bëhet në shërbim konsullor)
    • Kopjet e dokumenteve të identifikimit (pasaportë apo letërnjoftim) të dy prindërve; 

    • Prezencën e të paktën njërit prind, kur kanë martesë (prezencën e të dyve, kur nuk kanë martesë);

    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

    • Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo; 

         

        • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 

        • Kopje të dokumentit identifikues të prindit shtetas i Kosovës; 

        • Kopje të dokumentit identifikues të prindit jo-kosovar;

        • Pëlqimi me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për regjistrimin e fëmijës, për rastet kur nuk mund të jetë prezent. Pëlqimi duhet të bëhet para noterit ose organit kompetent ;

        • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

       

      Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

         

        • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si “panjohur”; 

        • Kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës;

        • Ekstraktin e lindjes së nënës; 

        • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim