Follow us on:

Fletëudhëtime (dokument një-drejtimësh për kthim)

Shërbimi konsullor në Bruksel është i autorizuar të lëshojë Fletëudhëtim për kthim për shtetasit e Republikës së Kosovës në rastet kur pasaporta është e humbur, dëmtuar, skaduar; për fëmijët e porsalindur të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë dhe rastet tjera emergjente apo humanitare. 

Për tu pajisur me aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente: 

 

    • Kërkesën për fletëudhëtim (plotësohet në misin në momentin e aplikimit)
    • Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur, vjedhur apo konfiskuar;
    • Kopjen e dokumentit të Republikës së Kosovës që dëshmon shtetësinë e aplikuesit dhe kopjen e një dokumenti me foto (lejen e qëndrimit, patentë shoferin) që dëshmon identitetin e aplikuesit; 
    • Dokumentin e udhëtimit (dhe një kopje të tij), nëse është i dëmtuar;     
    • Një fotografi të standartit ICAO (Organizata ndërkombëtare për Aviacion Civil);
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore

 

Flëtëudhëtimi duhet të lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit dhe ka vleshmëri 30 ditë nga data e lëshimit  (jo data e aplikimit) .