Follow us on:

Regjistrimi i Diasporës

Regjistrimi i diasporës është një ndër projektet e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës si pjesë e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018.


Regjistri i mërgimtarëve  përfshinë:
•    Numrin dhe shpërndarjen gjeografike të diasporës dhe mërgatës;
•    Strukturën demografike (emri, mbiemri,   mosha,   data   e   lindjes, vendi i lindjes, vendi i banimit, shtetësia,  shkollimi,  statusi martesor, etniciteti, arsyeja e shpërnguljes, punësimi, profesioni, viti i migrimit).

Qëllimi: 

Të dhënat e siguruara nga Regjistri, kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në  mbështetje  të  pjesëtarëve  të  diasporës dhe mërgatës.

Format e regjistrimit:
•    Forma elektronike (“online”) në linkun;  www.rdks.info   
•    Nëpërmjet pyetësorëve (në formë të shtypur).

Forma elektronike: regjistrimi (aplikacioni “online”) nënkupton vendosjen e një platforme, ku respodentëve u mundësohet plotësimi i pyetësorëve drejtpërsëdrejti nëpërmjet internetit (aplikacion “online”),  ku  do të jetë në funksion 24 orë brenda ditës, në afatin e përcaktuar kohor.

Forma përmes  formularëve: regjistrimi përmes formularëve mund të bëhet në Shërbimin Konsullor të Ambasadës.

 

Formularët mund të plotësohen po ashtu dhe drejtpërdrejtë në Ministrinë e Diasporës, në Komuna apo në pikat kufitare të Kosovës.


Mbrojtja e të dhënave personale: 

Të dhënave  personale janë te mbrojtura me Ligjin  nr.  03/L-172  për Mbrojtjen e të Dhënave   Personale.