Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Autoritetet e shtetit të Kosovës janë përgjegjëse për mbrojtjen e interesit të shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë, apo gjinden përkohësisht në territorin e Mbretërisë së Belgjikës dhe Luksemburgut.


Mbrojtja konsullore konsiston në:


1.    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;

Ndihma mund të ofrohet vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e familjes së shtetasve.


2.    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Belgjikës;

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës, të cilët NUK KANË edhe shtetësi të Belgjikës apo të Luksemburgut, kanë të drejtë të njoftojnë shërbimin konsullor dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila nënkupton:
•    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
•    adresimin tek avokati mbrojtës;
•    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.


Vërejtje:
Zyrtarët Konsullorë nuk mund të shërbejnë assesi si përfaqësues ligjor të shtetasit të arrestuar.


3.    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë vdekur në Belgjikë ose Luksemburg dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës në territorin e Belgjikës apo Luksemburgut, shërbimi konsullor i ofron familjarëve sipas kërkesës listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; sipas kërkesës regjistron faktin e vdekjes dhe lëshon lejen për ktimin e trupit të të ndjerit.

Vërejtje:
Shërbimi konsullor nuk mbulon shpenzimet për riatdhesimin e trupit të pajetë.