Follow us on:

Dokumente

Marrëdhëniet bilaterale


Marrëdhëniet me BE


Marrëdhëniet me NATO


Marrëveshjet në fuqi

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unionit Ekonomik të Belgjikës-Luksemburgut mbi Përkrahjen Reciproke dhe Mbrojtjen e Investimeve, nënshkruar në Prishtinë, më 9 mars, 2010 [pdf]

Marrëveshje të trashëguara

Gjatë vitit 2009, Mbretëria e Belgjikës dhe Republika e Kosovës kanë negociuar dhe arritur pajtimin për të trashëguar një numër të marrëveshjeve të mëhershme, gjegjësisht:


  • Konventa e arritur ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Serbisë e Malit të Zi, lidhur me sigurimin social, e nënshkruar në Beograd me 1 nëntor, 1954.
  • Marrëveshja kulturore ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, e nënshkruar në Bruksel më 5 shkurt, 1957.
  • Marrëveshja e arritur ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë lidhur me transportet ajrore, dhe shtojca, e nënshkruar në Beograd më 24 shtator 1957.
  • Konventa veterinare e arritur ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe Qeverisë së Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, e nënshkruar në Bruksel më 31 tetor, 1961.
  • Konventa e arritur ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave qê kryhet me automjete tregtare, dhe shtojca e nënshkruar në Bruksel më 1 korrik, 1963
  • Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel më 11 mars, 1968, lidhur me rishikimin e Marveshjës së datës 1 nëntor 1954 për sigurimin social, të lidhur me ndërmjet Belgjikës dhe Jugosllavisë.
  • Marveshja konsullore ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe letrat shtojcë, të nënshkruara në Beograd më 30 dhjetor 1969.
  • Marrëveshja ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste  Federative të Jugosllavisë lidhur me punësimin dhe qëndrimin në Belgjikë të punëtorëve jugosllavë, dhe shtojcat, të nënshkruara në Beograd më 23 korrik 1970.
  • Konventa e lidhur me ekstradimin dhe me ndihmën e ndërsjellë gjyqësore në çështjet penale ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe shtojca, të nënshkruara në Beograd më 4 qershor 1971.
  • Marrëveshja e lidhur ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë lidhur me ndihmën e ndërsjellë gjyqësore në çështje civile dhe tregtare e nënshkruar në Beograd më 27 shtator, 1971.
  • Konventa ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë lidhur me lëshimin e dokumenteve të ofiqarisë dhe me lejet për legalizim, e nënshkruar në Beograd më 24 shtator, 1971
  • Konventa ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë lidhur me njohjen dhe përmbarimin e vendimeve gjyqësore në çështjet e detyrimit për alimentacion, të nënshkruar në Beograd më 12 dhjetor, 1973.
  • Konventa ndërmjet Mbretërisë së Belgikës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë për menjanimin e tatimimeve të dyfishta mbi të ardhurat dhe kapitalin, dhe protokolli, të nënshkruar në Beograd më 21 nëntor, 1980.
  • Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe teknik ndërmjet UEBL-it dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e nënshkruar në Bruksel më 17 maj, 1967.