Follow us on:

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS SIPAS NENIT 32 TË LIGJIT PËR SHTETËSINË E KOSOVËS (ish shtetasit e RFJ dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë).

 

Të gjithë personat që me 1 janar 1998 kanë qenë shtetas të ish Republikës Federative të Jugosllavisë dhe që me këtë datë kanë pasur banimin e përhershëm në Kosovë dhe që dokumentojnë statusin e tyre, konsiderohen shtetas të Republikës së Kosovës dhe regjistrohen si të tillë në regjistrin eshtetasve vetëm pas aplikimit në komunën përkatëse në Kosovë, ose në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Bruksel. Këtë të drejtë e kanë dhe pasardhësit e drejtëpërdrejtë të tyre.
 

Për të parashtruar kërkesën për fitimin e shtetësisë së Kosovës sipas kësajprocedure, palët e interesuar duhet të dorëzojnë personalisht dokumentet si në vijim:

 

  • Kërkesën për fitim shtetësie
  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë së RFJ
  • Certifikatën e të kaluarës kriminale lëshuar nga autoritetet e vendit ku banon.
  • Deklaratën e pranimit të rendit juridik e kushtetues të Kosovës (plotësohet në shërbimin konsullor)
  • Dëshminë për banimin e përhershëm në Kosovë
  • Taksën Administrative prej 50 EURO për aplikim

 

Dokumentacioni i mësipërm do të dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila ka afatin maksimal prej 6 muajsh për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e vendimit për fitimin apo jo të shtetësisë së Kosovës.



SQARIM PËR DËSHMITË


Për të dëshmuar shtetësinë e ish RFJ-së, personi duhet të paraqesë një nga dokumentet zyrtare të përcaktuara me poshtë dhe të lëshuarapara 1 janarit 1998 ose ndonjë dëshmi tjetër:

 

  • Certifikatae shtetësisë së ish RFJ;
  • Certifikata e lindjes, certifikata emartesës;

  • Pasaporta e RFJ-së letërnjoftimi iRFJ-së;
  • Çdo dokument tjetër që vërtetonshtetësinë e RFJ-së.
 
Personi e dëshmon se ka qenë banor i përhershëm i Kosovës me 1 janar 1998, pavarësisht vendbanimit dhe shtetësisë së tanishme, nëse plotëson ndonjërin nga këto kritere:

 

  • Ka lindur në Kosovë ose nëse njeri prind ka lindur në Kosovë para 1 janarit 1998;

  • Ka banuar në Kosovë për një periudhë të pandërprerë prej së paku 5 vjetësh para 1 janarit 1998;

  • Është detyruar të largohet nga Kosova para 1 janarit 1998 dhe për këtë arsye nuk ka pasur mundësi të plotësojë kushtet për të qenë banorë të përcaktuara në pikën e dytë.

  • Ka qenë fëmijë i varur që nuk i ka plotësuar kushtet nën moshën 18 vjeçare ose nën moshën 23 vjeçare nëse ka qenë duke vijuar shkollimin e rregullt në ndonjë institucion arsimor para 1 janarit1998 dhe nëse prindërit e tij / saj bëjnë pjesë në njërën nga pikat e mësipërme ose janë të regjistruar sipas nenit 3 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/13. 


Banimi i përhershëm vërtetohet me dokumentet apo dëshmitë e mëposhtme:

 

  • Një dokument zyrtar të lëshuar nga cilido shtet ose ndonjë organ i tij duke përfshirë letërnjoftimin pasaportën ose ndonjë dokument tjetër të udhëtimit që përmban fotografi ose gjurmët e gishtërinjve të aplikuesit;

  • Dokumente të tjera të lëshuara nga ndonjë shtet tjetër, ose ndonjë organ i tij, ose nga një agjensi ose organ i Kombeve të Bashkuara kur është nevoja, i mbështetur nga dëshmi të pavarura konfirmuese qoftë me shkrim ose me gojë;

  • Dokumente të tjera të lëshuara para 10 qershorit 1999 nga organet e tjera duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në: institucionet arsimore, shëndetësore, politike, fetare, dhe organet e tjera kuazi-zyrtare, të mbështetura kur është e nevojshme nga dëshmi të pavarura konfirmuese qoftë me shkrim ose me gojë;

  • Ndonjë dëshmi tjetër të besueshme, përfshirë dëshmitë e dëshmitarëve që tregojnë se pala i plotëson kriteret e vendbanimit të përhershëm.