Follow us on:

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FITIM TË SHTETËSISË SË PJESËTARIT TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

SQARIM: Në funksion të kësaj procedure, pjestar i diasporës konsiderohet çdo person që ka qëndrimin e ligjshëm dhe të rregullt jashtë Republikës së Kosovës, por i cili dëshmon se ka lindur në Republikën e Kosovës dhe se ka lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.


Pjestar i diasporës konsiderohet edhe secili person pasardhës brenda një gjenerate i pjestarit të diasporës së sipër-përmendur, i cili dëshmon se mban lidhje familjare në Republikën e Kosovës.

 

 

Kërkesa për fitimin e shtetësisë nga pjesëtari i diasporës parashtrohet personalisht për personin e moshës madhore duke bashkangjitur këto dëshmi:

 

  • Certifikatën e lindjes të Republikës së Kosovës nëse ka lindur në Kosovë, ose certifikatën e lindjes në shtetin ku ka lindur;


  • Certifikatën e martesës nëse është i martuar, ose certifikatën e gjendjes martesore;  


  • Certifikatën familjare;


  • Kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë; 


  • Certifikatën e vendbanimt në shtetin ku banon;


  • Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga Policia dhe Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës, si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj;


  • Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës (mbushet në shërbim konsullor);


  • Dëshmi të lidhjes së ngushtë familjare me shtetas të Kosovës;


  •  Dëshmi për posedimin e patundshmërive apo dëshmi mbi aktivitet ekonomik në Kosovë;


  • Taksa administrative e aplikimit 50 Euro


  •  Taksa e vendimit të fitimit të shtetësisë 250Euro