Follow us on:

Certifikata të gjendjes civile

Shërbimi konsullor bën përpunimin e kërkesave për lëshimin e certifikatave nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile.
 
Certifikatat që mund të lëshohen nga shërbimi konsullor janë:
 
  • Ekstrakt nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata e martesës
  • Certifikata e gjendjes martesore
  • Certifikata e shtetësisë
  • Certifikatae vdekjes
  • Certifikatae vendbanimit 

VËREJTJE E RËNDËSISHME:

Vetëm shtetasit e përfshirë në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile (të regjistruar pas 18 Shkurt 2013) mund të marrin këtë shërbim në ditën e aplikimit.   

Shtetasit të cilët nuk janë regjistruar, ose nuk kanë marrë asnjë shërbim në zyrat e gjendjes civile pas datës së sipërpërmendur, duhet të parashtrojnë fillimisht kërkesë për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile pranë zyrës përkatëse të gjendjes civile në komunën e tyre në Kosovë. Ky shërbim mund të realizohet përmes një personi të autorizuar.  
 
Regjistrimi bëhet duke paraqitur një dokument personal (certifikatë, letërnjoftim, patentë-shofer ose pasaportë) të lëshuar nga autoritetet kosovare, ose Administrata e Përkohëshme të UNMIK-ut.