Follow us on:

Votimi përmes postës

ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

22 tetor 2017

VOTIMI PËRMES POSTËS

Periudha e aplikimit/regjistrimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017. Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por qëjetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për regjistrim për të votuar përmes postës për Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Asamble Komunale në Republikën e Kosovës.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga burimet e mëposhtme:

• www.kqz-ks.org

• Formulari I për qytetarët që e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës

• Formulari II për ata që nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi

• Linja ndihmëse e operacionit të votimit përmes postës:

+ 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200

• Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë (për adresat e tyre, klikoni këtu).

Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:

• Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 22 tetor 2017,

• Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të keni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,

• Apo vërtetim që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Nëse ju keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në KQZ deri më 23 gusht 2017.

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:

• Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K. P. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës)

• Përmes e-mailit zyrtar në njërën nga këto adresa: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2017@kqz-ks.org dhe ogpp@kqz-ks.org.

• Përmes faksit në numrin: + 381 (038) 213 200.

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Ju njoftojmë se aplikacionet mund t'i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar e jo edhe për persona të tjerë.

Për më shumë informata në ueb faqen e KQZ-së, në linkun:http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-permes-postes