Sektori Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës ne Kanbërra nuk i ofron shërbimet në vijim:
Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie
- Certifikata Internacionale e lindjes
- Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
- Certifikatën familjare
- Kopje e dokumentit të identifikimit
- Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Ekstraktet e lindjes së prindërve
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
- Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
- Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike
Për të miturit duhen edhe këto dokumente
- Certifikata e vendbanimit ;
- Kopjen e një dokumenti të identifikimit valid me foto ;
- Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
- Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës
- Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
- Pagesën e taksës prej 70€
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Kanberra dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
- Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 130 € për personat nën moshën 18 vjeçare ose 300€ mbi 18 vjeç.