Follow us on:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Dr. Sabri Kiqmari mbajti një ligjëratë para studentëve dhe personelit arsimor të Shkollës Ndërkombëtare të Krishterë të Vjenës

Në fillim të adresimit të tij, Ambasadori Dr. Sabri Kiqmari prezantoi një historik të shkurtër të zhvillimeve përgjatë viteve të fundit në Kosovë, luftën e saj për liri nga regjimi serb, intervenimin ndërkombëtar, vendosjen nën administrimin e OKB, negociatat për statusin e saj politik për të ardhur tek shpallja e Pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe njohjet që pasuan më tej.

Legjitimi i këtij akti e fuqizua me publikimin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 22 korrik 2010 se shpallja e Pavarësisë se Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë të ekspozesë së tij, Ambasadori Dr. Sabri Kiqmari foli për aspektin ekonomik dhe të arriturat e Kosovës në këtë sferë, duke potencuar faktin se Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Më tej ai potencoi resurset kryesor me të cilat disponon sot Kosova, si: rininë si pjesa më aktive e shoqërisë-e përgatitur për sfidat e së ardhmes, pasuritë minerale të vendit, potencialet e zhvillimit në sektorin e bujqësisë, etj.

Në sesionin e diskutimeve, studentët dhe profesorët parashtruan një sërë pyetjesh, që kryesisht kishin të bënin me pozitën gjeo-strategjike të Kosovës, të ardhmen e saj në strukturat verio-atlantike, përdorimin e gjuhëve zyrtare, etj.

SHNKV ka një reputacion të lartë në Austri. Në të kryesisht edukohen fëmijët e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtar, ku dhe ofrohet programe amerikane të mësimit.