Follow us on:

Ambasadori Kiqmari mori pjesë në panairin ndërkombëtar për industri dhe zanat “VIENNA TEC 2012” në Vjenë

Në këtë panair u ekspozuan shumë kompani të ndryshme nga mbarë bota, ndërsa e veçanta e këtij edicioni ishte edhe prezantimi i ndërmarrjes së vetme nga Kosova “HEBEPROFI”.

Në këtë panair mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Dr. Sabri Kiqmari, i cili shprehu përkrahjen e fuqishme për prezantimin e produkteve nga Kosova.
“HEBEPROFI” si ndërmarrja e vetme nga Kosova u prezantua me një tendë në këtë ekspozitë. Kjo firma është e specializuar në fushën e ngritjes së peshave të rënda, të cilat janë të prodhuara në filialin e saj në Kosovë.
 “VIENNA TEC 2012” është panairi më i madh në Austri në fushën e industrisë dhe zanatit. Ky panair u zhvillua nga datat 9-12 tetor 2012 dhe në të morën pjesë një numër i madh i vizitorëve nga mbarë bota.