Follow us on:

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit Doganor në mes Kosovës dhe Austrisë

Sot në Vjenë është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim bilateral doganorë mes Kosovës dhe Austrisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Huruglica dhe nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave të Austrisë z. Andreas Schieder.

Kjo Marrëveshje paraqet një bazë të mirë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qëllim luftën e përbashkët kundër kontrabandës - veçanërisht në fushën e duhanit, alkoolit dhe drogave si dhe shkëmbimin e eksperiencës në gjitha çështjet doganore. Në këtë takim të dyja palët u zotuan se do të lehtësohet edhe më tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.
Ndërsa, Ambasadori i Kosovës në Austri Dr. Sabri Kiqmari potencoi se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjes paraqet një akt të rëndësishëm të thellimit të raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe të Austrisë.