Follow us on:

Ambasadori Kiqmari viziton Landin e Kerntenit

Pritje miqësore nga Kryetari i Landit Gerhard Dörfler

Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiqmari ka vizituar mö 31.01.2012 Kryetarin e Landit tö Kerntenit z. Gerhard Dörfler.  Në një takim miqësor janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Austrisë dhe Republiokës së Kosovës. Temë diskutimi ka qenë edhe një projekt i përbashkëet shkollimi profesional në fushën e bujqësisë.

Ambasadori Kiiqmari i ka thënë z. Dörfler se ka ardhur në Landin e Kerntenit për të përcjellur falenderimet për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës shumë qytetarë të Kerntenit. „Austria e ka ndihmuar Kosovën në njëzetë vitet e fundit në mënyrë intensive. Ndihmat humanitare gjatë luftës dhe ndihma e Austrisë në procesin e rindërtimit të vendit kanë qenë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Austria është ndër vendet e para që ka njohur Republikën e Kosovës. Prandaj, dëshiroj që të përcjellë falenderimet për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Landit të Kerntenit që kanë ndihmuar Kosovën, qoftë me ndihma humanitare, qoftë përmes shërbimit të tyre në Misionin e KFOR-it dhe EULEX-it“ – ka thënë Kiqmari.  
Kryteari i Landiit Dörfler ka deklaruar se dëshiron të vizitojë Kosovën, për të krijuar një përshtypje mbi mënyrën e jetesës në Kosovë, të vizitojë Trupat Austriake të KFOR-it, në kuadër të të cilave shërbejnë edhe shumë ushtarë nga Kernteni. Ai e ka njoftuar Ambasadorin Kiqmari edhe për vizitën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e ka pyetur në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Z. Dörfler ka çmuar shumë projektet humanitare të Motrës Johanna Schwab, e cila është vizituar të nesërmën nga Ambasadori Kiqmari dhe është falenderuar për ndihmat e saj në komunën e Suharekës.

Ambasadori Kiqmari ka deklaruar se ka hapësirë të madhe investimesh nga Kernteni në fushën e Bujqësisë. Mbështetja e Landit të Kerntenit në projekte investimesh dhe shkollimi në fushën e bujqësisë do të ishin me shumë interes për Kosovën. Kryetari i Landit Dörfler i ka premtuar Ambasadorit Kiqmari mundësinë e shkollimit të një grupi kosovarësh në Shkollën Profesionale Bujqësore në Kernten.

Në një ceremon të veçantë Ambasadori Kiqmari është nënshkruar në Librin e Miqëve të Landit të Kerntenit. Ai i ka dorëzuar flamurin e Kosovës z. Dörfler, duke i thënë se „ky është flamuri më i ri në Evropë.“