Follow us on:

Organizohet konferenca “VIENNA ECONOMIC TALKS-MEET KOSOVO IN VIENNA”

Vjenë, 20 tetor 2011 - Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës (FEV) dhe Nismën Ekonomike për Kosovën (ECIKS) organizojnë me 24 dhe 25 tetor 2011 në Vjenë konferencën “VIENNA ECONOMIC TALKS-MEET KOSOVO IN VIENNA”

Ky do të jetë një aktivitet i veçantë ekonomik në të cilin do të marrë pjesë edhe një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Pritet që në këtë konferencë të marrin pjesë edhe Zëvendës-Kryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, Zëvendës-Kryeministrija dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi si dhe shumë sipërmarrës nga kompanitë austriake të interesuara për të investuar në Kosovë.

Agjendën e bashkangjitur mund ta gjeni këtu