Follow us on:

Ambasadori i Kosovës në Austri Dr. Sabri Kiqmari mbajti një ligjëratë në Akademinë Politike në Vjenë

Vjenë, 20 Shtator 2011 – Ambasadori i Kosovës në Austri Dr. Sabri Kiqmari mbajti në Akademinë Politike të ÖVP një ligjëratë të titulluar ,,Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian’’.

Në fillim të fjalës së tij Ambasadori Kiqmari theksoi se „shumica absolute e qytetarëve të Republikës së Kosovës është proevropiane. Nuk ka asnjë shtet ose shoqëri tjetër në Evropë, që ka aq interesim pör t’u integruar nw BE si Republika e Kosovës. Nëse sot disa shkencëtarë dhe filozofë të politikës flasin për ‚shoqëritë e lodhura nga Evropa‘, unë do të flisja për „zellin që ka shoqëria e Kosovës për t’u integruar nw Evropë.“

Orientimi drejt Evropës i popullit të Kosovës nuk është vetëm politik, por edhe kulturor, shoqëror dhe ekonomik – ka thënë Ambasadori Kiqmari.

Ambasadori Kiqmari ka folur për kontaktet e para zyrtare në mes të BE dhe Kosovës, për rolin që ka luajtur BE në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në procesin e bisedimeve dhe në procesin e rindërtimit të vendit pas luftës. Ai ka numëruar hapat që institucionet shtetëropre kanë bërë në drejtim të plotësimit të parakushteve për fillimin e procesit të integrimit të vendit në BE duke ftuar vendet e BE që të japin dritën e gjelbërt për procesin e liberalizimit të vizave për shtetasti e Kosovës.

Ligjërata është përcjellë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët më pasë kanë shtruar pyetje në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.