Follow us on:

Ambasadori i Kosovës në Vjenë Dr. Sabri Kiqmari priti një grup të diplomatëve të rinjë nga shtetet e Evropës Juglindore

Vjenë, 25 gusht 2011 – Ambasadori i Kosovës Dr. Sabri Kiqmari priti sot një grup të diplomatëve të rinjë nga shtetet e Evropës Juglindore të cilët po marrin pjesë në kursin veror të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Takimi u zhvillua në Ambasadën e Kosovës ndërsa në të morën pjesë diplomatë nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina. Ambasadori Kiqmari paraqiti të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe foli per procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, ndërsa diplomatët e huaj, pos tjerash, u interesuan edhe për punën e Ambasadës së Republikës së Kosovës si dhe për shërbimet që ju ofrohen shtetasve kosovarë me qëndrim në Austri. Ky grup poashtu bëri edhe një vizitë të shkurtër në seksionin konsullor të Ambasadës së Kosovës në Vjenë.