Follow us on:

NJOFTIM

Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qendrojnë në vende të sigurta. Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit.

Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët në Vjenë të qëndrojnë në vende të sigurta, të evitojnë vendet dhe transportin publik. Në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo në numrin emergjent të ambasadës si vijon:
+43 676 7861865