Follow us on:

Ambasadori Pllana takoi udhëheqësit e rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri

Vjenë, 17 tetor 2020 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana ka takuar në ambasadë kryesinë e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, të udhëhequr nga kryetari Yll Blakaj, si dhe udhëheqësit e degëve të rrjetit nga tërë Austria. Gjatë takimit janë diskutuar mënyrat e bashkëpunimit më intensiv në mes ambasadës dhe rrjetit për mundësitë e pasimit të produkteve kosovare në Austrisë dhe të investimeve të diasporës tonë në Kosovë. Ambasadori Pllana falënderoi kryesinë e rrjetit për angazhimin që nëpërmjet veprimtarisë së tyre promovojnë edhe vlerat e shtetit të Kosovës në Austri.