Follow us on:

Ambasadori Pllana takoi kryetaren e Landit Niederösterreich,Johanna Mikl-Leitner

Vjenë, 5 gusht 2020 - Në suaza të takimeve njoftuese me kryetarët e landeve austriake, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Lulzim Pllana, takoi kryetaren e Landit Niederösterreich (Austri e Ulët) Johanna Mikl-Leitner.

Gjatë këtij takimi Ambasadori Pllana qw ishte i pasqyroi të arriturat politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës, si dhe sfidat me të cilat vazhdon të përballet ajo. Në këtë drejtim falënderoi Austrinë dhe qytetarët austriakë për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të përkrah shtetin kosovar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Nga ana e ambasadës në pwrcjellje ishte dhe Sekretari i Parë Faruk Ajeti.

Nga ana e saj, znj. Mikl-Leitner, shprehu gatishmërinë e saj dhe të landit që udhëheq, që të përkrah Republikën e Kosovës në fusha të interesit të përbashkët e sidomos në ato segmente ku Landi i Niederösterreich mund të ofrojë ekspertizë të veçantë sikurse në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe turizmit.