Follow us on:

Ambasadori Lulzim Pllana takoi përfaqësuesit e shoqatës studentore “Societas Albania”

Vjenë, 30 korrik 2020 - Ambasadori i Repulikёs sё Kosovёs nё Vjenё Lulzim Pllana dhe sekretarja e parё, Shkurte Krasniqi, pritën në takim disa nga përfaqësuesit e kryesisë sё shoqatës studentore “Societas Albania”. Përfaqësuar nga kryetari Franc Jakova, anëtarët Edon Govori, Fisnik Miftari dhe Elmedina Jashari, njoftuan pёr riaktivizimin e shoqatës “Societas Albania”, planet e tyre pёr tё ardhmen nё funksion tё studentëve shqiptarë si dhe qëllimin e tyre pёr bashkëpunim tё vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri.



Gjithashtu u diskutuan edhe problemet me tё cilat përballen shpesh studentët shqiptarë nё Austri dhe mundësitë se si mund tё ju lehtësohen ato. Me kёtё rast ambasadori Pllana dhe sekretarja Krasniqi, përgëzuan kryesinë e re dhe studentët shqiptarë pёr iniciativën e marrё për të riaktivizuar këtë shoqatë dhe iu premtuan mbështetjen e gjithё stafit tё ambasadës.