Follow us on:

Ambasadori Pllana takoi ambasadorin e SHBA-ve në Vjenë, Trevor D. Traina

Vjenë, 28 korrik 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Pllana takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Austri, Trevor D. Traina.
Gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën. Ambasadori Pllana dhe ambasadori Traina u zotuan se lidhjet e miqësisë midis të dyja vendeve do të qëndrojnë të forta përgjithmonë.