Follow us on:

Ambasadori Pllana ka zhvilluar vizitë zyrtare në komunën e Badenit

Vjenë, 24 korrik 2020 – Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Vjenë, Lulzim Pllana ka takuar kryetarin e Komunës së Badenit, Stefan Szirucsek, deputeten dhe kryetaren e grupit parlamentar të miqësisë, Austri–Kosovë, Mag Carmen Jeitler-Cincelli si dhe Nisret Bujarin asamblist në qytetin e Badenit. I shoqëruar edhe nga sekretarja e parë, Shkurte Krasniqi ambasadori Pllana ka takuar edhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar të komunës së Badenit, Tahir Turkaj, kryetar i Shoqatës “17 Shkurti" i cili gjithmonë është i shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar dhe kontribuar për komunitetin shqiptarë në Austri.