Follow us on:

Ambasadori Pllana viziton Landin e Stirise/ Steiermark

Grac, 22 qershor 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovë në Vjenë, Lulzim Pllana ka zhvilluar një vizitë në landin e Stirise/ Steiermarkut me qellim njoftimi dhe thellimit te bashkepunimit mes Kosoves dhe Austrise. Ambasadori zhvilloi takime me udhëheqësit e lartë politik, përfaqësues të fushës ekonomike si dhe Keshillin koordinues te shoqatave shqiptare ne landin e Steiermarkut.

Ambasadori poashtu takoi Kryetarin e qytetit te Gracit, zt. Siegfried Nagl ku jane diskutuar mundesite e bashkepunimit mes qyteteve te Kosoves me komunen e Gracit si dhe te projekteve te perbashket ne fushem e arsimit, kultures, ekonomise si dhe eshte nenshkruar ne librin e artë te qytetit te Gracit.

Të gjithë përfaqësuesit austriak, shfaqën një interesim të madh si dhe gatishmëri për një bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe përkrahje në fushat siç janë, Ekonomi, Kulturë, Arsim dhe Bujqësi.

Ambasadori Pllana gjate takimeve eshte shoqeruar nga keshilltarja Dhurata Selimi si dhe Manfred Brandner, Konsull nderi i Republikes se Kosoves per landin e Stirise/ Steiermark.

Takimet tjera te realizuara:
Znj. Manuela Khom, Kryetare e Kuvendit të Landit Steiermark;
Mag. Z. Christopher Drexler, Këshilltar i Landtit të Steiermarkut, përgjegjës për Kulturë, Evropë, Sport dhe Personel;
Z. Dr. Robert Brugger, Përfaqësues e i Odës Ekonomike Austriake, përgjegjës për Eksport në Landin e Steiermarkut;
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Steiermark “KKShShSt”
- Mag. Znj. Barbara Eibinger-Miedl, Këshilltare e Landit të Steiermarkut, përgjegjëse për Turizëm, Evropë, Shkencë dhe Hulumtim;
Fotot nga Manfred Lach
https://www.graz.at/…/Herzlich_willkommen_Herr_Botschafter.…
https://www.landtag.steiermark.at/…/beit…/12785659/28242427/