Follow us on:

Njoftim lidhur me rregullat e reja për hyrje-dalje në Austri

Vjenë, 3 korrik 2020 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë njofton se Qeveria e Republikës së Austrisë ka vendosur rregulla të reja për mbrojtje nga pandemia COVID-19. - Austria zyrtarisht ka paraljmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.

- Hyrja në shtetin e Austrisë nga Republika e Kosovës mund të bëhet vetëm me anë të dëshmisë së testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë.

- Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.

- Kalimi transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.

Hyrja në Republikën e Kosovës: Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar.