Follow us on:

Ambasadori Pllana interesohet për mundësitë e plasimit të produkteve kosovare në tregun austriak

Vjenë, më 18 qershor 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Lulzim Pllana dhe Këshilltarja Dhurata Selimi, pritën të enjten në takim përfaqësuesit e “AUSTRIA SPAR Internacional”, me qëllim të plasimit të produkteve kosovare në tregun austriak. Ambasadori Pllana ditë më parë zhvilloi takim edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike Austriake me synim thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës, realizimin e vizitave të ndërsjella të bizneseve kosovare dhe austriake, si dhe promovimin e produkteve kosovare në Austri, si dhe të atyre austriake në Kosovë.