Follow us on:

Ambasadori Pllana u prit në Odën Ekonimike Austriake, temë kryesore ishte bashkëpunimi ekonomik

Vjenë, 16 qershor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, z.Lulzim Pllana është pritur nga zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike Austriake, z. Richard Schenz dhe drejtor për Evropën Juglindore, z.Gregor Post. Gjatë takimit është diskutuar gjendja aktuale ekonomike si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës, sidomos pas kohës së pandemisë COVID-19.

Po ashtu, gjatë takimit është dakorduar për vizita të ndërsjella të bizneseve kosovare dhe austriake, me qëllim të promovimit të produkteve kosovare në Austri, si dhe të atyre austriake në Kosovë.