Follow us on:

Në njëvjetorin e vdekjes, përkujtohet Ambasadori dhe miku i Kosovës, z.Albert Rohan

Vjenë, 4 qershor 2020 - Sot, në njëvjetorin e vdekjes së Ambasadorit Albert Rohan, Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Lulzim Pllana, i shoqëruar nga bashkëshortja e të ndjerit znj. Monika Rohan dhe stafi i Ambasadës, përkujtuan me respekt jetën dhe veprimtarinë e mikut të madh të Republikës së Kosovës. Ambasadori Albert Rohan mbetet padyshim një nga personalitetet me të fuqishme austriake, i cili ka dhënë kontribut të parezervë ndaj çështjes së Kosovës që nga kohët me të vështira të vendit tonë.

Emri i tij do të mbetet pa dyshim një nga ikonat më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, mbi punën e të cilit u shpall edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008.