Follow us on:

Ambasadori Pllana takoi kryetaren e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë

Vjenë, 28 maj 2020 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, z.Lulzim Pllana, ka marrë pjesë në seancën konstituive të Grupit parlamentar të miqësisë Austri - Kosovë, si dhe është takuar me kryetaren e këtij grupi, deputeten e parlamentit austriak, znj.Carmen Jeitler-Cincelli. Ambasadori Pllana ka përgëzuar deputeten Jeitler-Cincelli dhe njëherësh ka shprehur kënaqësinë e tij që në Grupin parlamentar të miqësisë Austri - Kosovë janë përfshirë të gjitha partitë parlamentare austriake.
Gjatë takimit me kryetaren e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, ambasadori Pllana ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe mbështetjen e komunitetit kosovar në Austri.