Follow us on:

Njoftim për anulimin e shërbimeve konsullore!

Si pasojë e masave të marra për parandalimin përhapjes së Covid-19, do të anulohen shërbimet konsullore deri me datë 27.03.2020.

Te nderuar bashkatdhetar, qytetarë dhe shtetas te Republikës së Kosovës në Austri,

Duke respektuar masat e marra ne Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë do jetë i hapur vetëm për raste emergjente dhe nuk do të mund të ofrojnë shërbime te rregullta konsullore deri me datë 27.03.2020. Për çdo aktualitet do të ju mbajmë të informuar!

Ne raste emergjente ju lutem te na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409

Ju faleminderit per mirëkuptimin tuaj.