Follow us on:

Njohja e Kosovës si shtet i pavarus dhe lobim-art për liberalizimin e vizave

Në pamundësi të qarkullimit të lirë në Evropë si dhe mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian, qendra e artistëve "My Art" nga Prishtina në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë realizuan projektin e lobimit për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe heqjen e vizave përmes artit.

Veçantë kjo u kushtohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës . Kjo shprehet përmes  veshjeve me figura dhe flamuj të këtyre shteteve si shenjë respekti dhe kërkese. Në këtë mënyrë ata  dëshirojnë të kontribuojnë si artist pamor në lobim për pranimin sa më të shpejt të Republikës Kosovës në Bashkimin Evropian.

Përmes kësaj përformance ju  tregua audiencës evropiane që edhe ne si popull nuk dallojmë nga të tjerët, as nga aspekti fizik e as nga ai kulturor. Këtë fakt ata e prezantuan me anë te pikturimit të pikturave të ndryshme si dhe shpërndarja e materialeve informative në qendër të Vjenës.