Follow us on:

Premiera “The Last Breath” e kompozitorit Trimor Dhomi do të shfaqet në Vjenë

Ftoheni të merrni pjesë në premierën “The Last Breath” të kompozitorit Trimor Dhomi, e cila do të mbahet me datë 22 qershor 2019 në KammerOper në Vjenë nga ora 19:00. Vepra e kompozitorit Dhomi do të shfaqet në kuadër të Vienna Summer Music Festival.

Opera është krijuar për hirë të 20 vjetorit të mbarimit të luftës në Kosovë dhe periudhës së dëbimit masiv dhe të dhunshëm të kosovarëve nga shtëpitë e tyre. Ajo është fituese e garës mbarë botërore për krijim të operës së re origjinale në Vienna Summer Music Festival - Opera Creation.

Vepra përçon tri histori rrëqethëse nëpërmjet tri personazheve nga të cilët dy janë kosovare dhe një sirian. Opera përhap porosinë për një nder ndjenjat me të ulëta të përvojës së ‘mos-pranimit’ të një populli i cili me dhunë dëbohet nga vendi e shtëpitë e tyre.