Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri bëri promovimin e ushqime dhe pijeve vendore

Vjenë, 14 qershor 2019 - Në ambientet e Akademisë Diplomatike të Vjenës u mbajt aktiviteti vjetor "Gartenparty" organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës (VEF), pjesë e të cilit është edhe Republika e Kosovës.

"Gartenparty" si një nga aktivitetet e rregullta të VEF ka për synim promovimin e identiteteve kombëtare nëpërmjet gatimeve, muzikës apo veshjeve tradicionale. Këtë vit në këtë manifestim morën pjesë qindra mysafirë, kryesisht afaristë, por edhe personalitete nga jeta politike dhe shoqërore e Austrisë.
 
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri si pjesë përbërëse e këtij aktiviteti promovoi ushqime tradicionale, pije vendore dhe materiale tjera promovuese nga Republika e Kosovës.
 
Me këtë rast Ambasada e Republikës së Kosovës falenderon në mënyrë të vecantë Shoqatën Kulturore në Vjenë „12 Qershori“ për performancën artistike, kompanitë vendore të verave më cilësore nga Republika e Kosovës sic janë „Suhareka Wine“ me verat (SHI, Theranda, Suhareka) dhe „Bodrumi e Vjetër“ (Elephant, Merlot) po ashtu me verat më cilësore për përkrahjen e vazhdueshme në promovimin e produkteve të tyre.