Follow us on:

“Kthimi” në Film Festival Innsbruck të Austrisë

Filmi KTHIMI (THE RETURN) i Kastriot Abdylit, pas disa paraqitjeve që pati në arenën ndërkombëtare do të prezantohet edhe në edicionin e 28th International Film Festival Innsbruck, në konkurencë zyrtare i cili mbahet nga data 28 maj deri më 2 qershor 2019. Filmi do te shfaqet me datë 29 maj 2019 në ora 17:50 në Kinema Leokino 2. Filmi “Kthimi” trajton migrimin si fenomen tek shqiptarët, si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare. Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.


Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkë skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.


Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare:  Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.


Filmi Kthimi është bashkë prodhim i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.

 

Për t'u informuar mbi Festivalin klikoni këtu, ndërsa per Trajleri e filmit klikoni këtu.